Ministri i Zhvillimit Rajonal Z. Rasim Demiri së bashku me Zëvendës Ministrat znj. Magbule Shkodra, z. Esat Raci dhe z. Musa Cena, pritën sot në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut z. Besim Iljazi, nënkryetarin e Komunës z. Ylber Bajra dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z. Bahri Selimi.
Ministri Demiri shprehi gatishmërinë për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me anë të implementimit të projekteve të ndryshme të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.