Në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019”, me datë 13.12.2019 u mbajt konferenca me bizneset e rajonit të Prishtinës, e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me AKB-në.
Në konferencë të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, ATK, Dogana, KEDS si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të kësaj ane.
Përfaqësuesja nga Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR) znj. Sabajete Kabashi – Udhëheqëse e Divizionit për Menaxhim dhe Zhvillim të Projekteve, prezantoj programet e zhvillimit rajonal, të cilat janë me interes për bizneset ku theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështetë bizneset edhe në vitet e ardhshme me qëllim të rritjes së punësimit dhe avancimin e bizneseve.
Aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2019” kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko - privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.
Gjithashtu në këtë konferencë u ndanë mirënjohje për TOP ndermarrjet me të susksesshme për vitin 2019.