Sot më datë 27 Gusht 2019, përfaqësuesit e MZHR-së dhe Organizatës së Shoqërisë Civile “Germin”, mbajtën takim me qellim të vendosjes se bashkëpunimit të ndërsjellët për avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.
Synim i veçantë ishte harmonizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve për të bërë biznes, përkrahjen e bizneseve aktuale në Kosovë dhe bizneseve nga Diaspora, potencialisht të gatshme për investime në Kosovë.
Të dyja palët u dakorduan për krijimin e mundësive për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen.