Datë 22 Gusht 2019 Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi punëtorinë e radhës me datë 22.08.2019, me grupin punues për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020-2030. Punëtoria filloi me prezantimin Hartës Zonale, nga përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Grupi punues vazhdoi punimet sipas agjendës së paraparë nga MZHR, lidhur me temat e tjera si : Plani i Veprimit, Pasaporta e Treguesve, dhe Kostoja e Strategjisë;
Strategjia e Zhvillimit Rajonal 2020-2030, përcakton qëllimet dhe prioritetet afatgjata për zhvillim rajonal, si dhe i jep hapësirë koordinimit të politikave, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e balancuar të rajoneve. Strategjia do të shërbej si udhëzues i zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal, dhe njëkohësisht mundëson ndërmarrjen e iniciativave për implementimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore, në Republikën e Kosovës.
Strategjia do të kompletohet pasi të shpalosim atë me të gjithë akterët të cilët janë pjesë e grupit punues, sikurse Ministritë e Linjës, akterët e tjerë lokal si dhe shoqërinë civile, të cilët kontribuojnë drejtpërsëdrejti përmes dhënies së komenteve në plotësimin dhe hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020-2030.