Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar tri marrëveshje të mirëkuptimit me komunën përfituese të Prizrenit nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projekteve të përbashkëta:
“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore në fshatrat e Lumëbardhit dhe Podgorit faza I, II dhe III”
Kryetari i komunës së Prizrenit ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do t’i realizojë projektet me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.