Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit me komunën përfituese të Novobërdës nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projekteve të përbashkëta:
“Rregullimi i rrugës Lame-Kllokoq”
Kryetari i komunës së Novobërdës ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do të realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.