Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR prezanton Analizën e Investimeve Kapitale të Ministrive të linjës në nivel lokal dhe rajonal për vitin 2018

MZHR prezanton Analizën e Investimeve Kapitale të Ministrive të linjës në nivel lokal dhe rajonal për vitin 2018

19 shtator 2019

SHARE
PRINT

Ministria e Zhvillimit Rajonal, me përkrahjen e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoj takimin përfundimtar për prezantimin e “Analizës për Investime Kapitale të Ministrive të linjës në nivel lokal dhe rajonal në vitin 2018”.

Në takim morën pjesë: Përfaqësues të ministrive të linjës, drejtorë për zhvillim ekonomik dhe përfaqësues tjerë të komunave, si dhe përfaqësues të pesë (5) agjencioneve zhvillimore rajonale (AZHR-ve).

MZHR fillimisht prezantojë procesin e hartimit të dokumentit dhe qëllimin të cilin synon të arrijë përmes publikimit të tij, duke i dhënë theks të veçantë promovimit të zhvillimit rajonal të balancuar përmes pasqyrimit të investimeve kapitale të realizuara nga ministritë e linjës në vitin 2018 në pesë (5) rajonet zhvillimore: Qendër, Lindje, Veri, Perëndim dhe Jug.

Investimet kapitale të trajtuara në këtë dokument, janë investime të realizuara nga ministritë e linjës në komuna, të implementuara mbi bazën e marrëveshjeve apo formave tjera të bashkëpunimit, si dhe të selektuara mbi bazën e kompetencave vetanake të komunave ashtu siç parashihen me Ligjin përkatës për Vetëqeverisje Lokale. Për përgatitjen e këtij dokumenti, si burime të informacionit janë marrë: Raporti i Ndarjeve Buxhetore dhe Shpenzimeve të Investimeve Kapitale për vitin 2018 i Departamentit të Thesarit të Ministrisë së Financave, komentet e pranuara nga ministritë e linjës, si dhe të dhënat e komunave për investimet kapitale te pranuara nga ministritë e linjës në vitin 2018.

Pjesëmarrësit në këtë takim, vlerësuan lartë idenë e hartimit të kësaj analize dhe përmbajtjen e dokumentit të prezantuar nga MZHR. Të njëjtit, paraqitën komentet dhe vlerësimet e tyre përfundimtare lidhur me draftin, si dhe ngritën shumë çështje të cilat duhet të adresohen në vitet në vijim nga niveli qendror në aspekt të koordinimit dhe balancimit të shpërndarjes së investimeve në nivel lokal dhe rajonal.

Ministria e Zhvillimit Rajonal, falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e këtij dokumenti, me theks të veçantë; Ministrinë e Financave – Departamentin e Thesarit, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjencitë Zhvillimore Rajonale (AZHR-të), si dhe Drejtorët për zhvillim ekonomik të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Ndërsa për organizimin e këtij takimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e zhvillimit rajonal, MZHR e falënderojë Institutin KLGI.

MZHR metët e përkushtuar të përfshijë në draftin përfundimtar komentet dhe sugjerimet e dala nga ky takim, si dhe ditët në vijim dokumentin final të dërgoj tek: Zyra e Kryeministrit, ministritë e linjës, komunat dhe partnerëve tjerë. Analiza do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë.

Lajme të tjera

Ministria e Zhvillimit Rajonal realizon Konferencën “Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar” Zëvendësministri Ali Tafashiku realizoi vizitë zyrtare në Mal të Zi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u takua me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya. Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka merr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo