Me ftesë të Odes Ekonomike Gjermane dhe nën organizimin e organizatës Germin, nga datë 05 deri 07 Korrik 2019, u mbajt Forumi tre (3) ditor i bashkë investimeve dhe rrjetëzimit në Komunën e Prizrenit. Në këtë forum morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Zhvillimi Rajonal. Realizimi i këtij forumi, kishte për qëllim paraqitjen dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore si dhe të ofrojë një hapësire për rrjetëzimin dhe krijimin e lidhjeve të bizneseve mes organizatave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Forumi synon të tërheq në Kosovë investitorë nga diaspora dhe të krijoj lidhje të reja tregtare për bizneset vendore.
MZHR në kuadër të mandatit të sajë, synon të përkrahë iniciativa të ngjashme me qëllim të themelimit të bashkëpunimeve të ndërsjella dhe të tërheqjes së investimeve në kuadër të zhvillimit në nivel lokal dhe rajonal. Në forum, u debatua lidhur me sfidat e tërheqjes nga jashtë të investimeve në Kosovë, ndërsa meqenëse Komuna e Prizrenit ishte nikoqire, u diskutua edhe për investimet kapitale në Komunën e Prizrenit dhe resurset që ofron Komuna e Prizrenit.