Sot më datë 27 Qershor 2019, përfaqësuesit e MZHR-së dhe Institutit Riinvest, mbajtën takim për diskutimin e aktiviteteve për bashkëpunim në të ardhmen.
Fokus i veçantë i diskutimit në këtë takim, ishte harmonizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.
Të dyja palët, u dakorduan për konkretizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët përmes përgatitjes dhe nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit në ditët në vijim.