Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra, ka realizuar vizitë zyrtare në Poloni, për t’a përfaqësuar Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, në “Forum of Cities and Regions“, Investing in Western Balkans – Investing in Europe.
Zëvendësministrja aktualisht është duke zhvilluar bisedime të nivelit ministror, me ç’rast ka informuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në këtë forum, për qëllimet dhe arritjet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, rëndësinë e saj si faktor kyç, në eliminin e disbalancit socio – ekonomik, në mes të rajoneve ekonomike të Republikës së Kosovës.