Sot Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri në kabinetin e tij priti në vizitë Drejtorin e Shkollës Internacionale MAARIF në Kosovë Mesut Ozbaysarin.
Në bashkëbisedim Drejtori Ozbaysar më së pari e njoftoi Ministrin Demiri me aktivitetet e shkollës MAARIF.
Shkolla Internacionale MAARIF qendra e së cilës është në Prishtinë, gjithashtu e ka edhe shkollën e vet në Prizren.
Ministri Demiri e falenderoi drejtorin Ozbaysar në vizitë, ka përkrahur punën e shkollës së tyre nê Kosovë dhe tha se gjithmonë me dëshirë do të përkrahë punën dhe zhvillimin e të gjitha institucioneve arsimore sepse pikërishtë ato janë shtyllat e secilës shoqëri.