Në këtë punëtori të pranishëm ishin anëtarët e grupit punues nga ministritë e linjës, përfaqësuesi i i zyrës për Planifikim Strategjik nga Zyra e Kryeministrit z. Venhar Nushi, përfaqësues të OJQ-ve dhe shoqërisë civile, konsulent i UNDP-së, gjithashtu kryesuesi i grupit punues Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal-MZHR z. Besim Kamberaj me stafin e MZHR-së dhe Drejtorët e Departamenteve.
Qëllimi i punëtorisë ishte:
-Identifikimi i objektivave kryesore, si dhe përcaktimi i objektivave strategjike.
– Përcaktimi i objektivave specifike duke u bazuar në ndërlidhjen e tyre me objektivin strategjik dhe elaborimi i tyre.
Në ketë punëtori u prezantuan të dhënat e mbledhura nga grupi punues u diskutua për faktorët SWOT, për vizionin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2019-2029, u diskutua në (5) pesë grupe ku me pas ishin prezantuar objektivat të cilat duhet të vendosen në Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2019-2029.