AZHR – Qendër me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal më datë 18-20.01.2019 në Durrës organizoi punëtorin “Rritja e Kohezionit Zhvillimor në Rajonin Ekonomik Qendër”.
Në këtë punëtori të pranishëm ishin kryetaret e Rajonit Qendër dhe Veri, Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal-MZHR z.Besim Kamberaj me stafin e DZHR-së gjithashtu edhe Drejtorët e Drejtorive për zhvillimin e ekonomik.
Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimit i planit të punës së AZHR – Qendër dhe bashkëpunimi i komunave në rajonin Qendër dhe Veri, si dhe mundësitë e shfrytëzimit të fondeve të ndryshme për projekte që përmirësojnë zhvillimin socio-ekonomik. Gjithashtu u realizuar trajnimi i drejtorëve komunal për Partneritetin Publiko Privat (PPP) ku së bashku identifikuan objektivat për të pasuruar fushëveprimin e AZHR-se dhe komunave si dhe shpalosja dhe zbatimi i suksesshëm i planit të punës sipas nevojave të palëve të interesit.