Në kuadër të agjendës së vizitës zyrtare në Gjermani, Ministri Demiri me bashkëpunëtor, realizoj një takim me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani z.Beqë Cufaj. Në takim ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues tjerë të ambasades dhe konsulatës së Kosovës në Berlin.
Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet që realizohen nga dy institucionet në fjalë, marrëdhëniet Kosovë – Gjermani, gjendjen e shqiptarëve dhe bizneseve kosovare në Gjermani, përkushtimin e MZHR-së për të krijuar linja bashkëpunimi me institucionet e nivelit përkatës të zhvillimit rajonal në Gjermani, si dhe me përfaqësues të bizneseve kosovare atje.
Ministri Demiri dhe Ambasadori Cufaj, u dakorduan për vazhdimin e komunikimit, me qëllim të krijimit të linjave të bashkëpunimit në të ardhmen në, fushën e zhvillimit rajonal: Kosovë – Gjermani.