Më datë 17.01.2019 në Prizren Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillim Rajonal – Jug organizuan Sesionin Informues për Programit për Zhvillim Rajonal 2019 për aplikantët potencial start-up dhe biznese ekzistuese.
Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal z.Besim Kamberaj në bashkëpunim ne stafin e MZHR-së dhe AZHR-së prezantuan thirrjen për propozime PZHRB 2019 që përfshinë kushtet dhe kriteret e aplikimit, si dhe menyrën e aplikimit online përmes sistemit SMAED.