Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan, ka pritur në takim pune Drejtoreshën e EBRD-së në Kosovë znj. Leonora Kusari dhe Menaxherin e Lartë në Deloitte Kosova z.Arian Meta, me të cilët ka diskutuar për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal e me theks të veçantë për fokusimin që Minstri i MZHR-së ka në përkrahjen e bizneseve të vogla në pesë Rajonet e Kosovës, të cilat janë afektuar nga situata pandemike.
Ndërsa, Drejtoresha e EBRD-së znj.Leonora Kusari, shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucionit që përfaqëson për të bashkëpunuar me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në përkrahjen e bizneseve të vogla në mënyrë që të tejkalohen pengesat dhe problemet e shkaktuara nga situata pandemike në vend.
Z. Arian Meta nga Deloitte Kosova, u shpreh i gatshëm që si kompani ndërkombëtare me ekspertizë të gjerë në fushën e këshillëdhënies të kontribuoj maksimalisht në ndihmën ndaj bizneseve të vogla në Kosovë.
Palët u dakorduan për takime të tjera në të ardhmen e afërt.