Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fatos Qerimi dhe Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal z.Besim Kamberaj sot kanë ralizuar një takim virtual me pesë Agjensionet Rajonale Zhvillimore për të diskutuar lidhur me pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike 2020“ konkretisht për Masën 8 për të cilën MZHR është përgjegjëse për përgaditje dhe implementim.
Në takim u diskutuam modalitetet e implementimit të Masës 8 duke marrë parasysh situatën e pandemisë. MZHR dhe pesë Agjesionet Rajoanle Zhvillimore u dakorduan për bashkërendim të aktivitetetve lidhur me lansimin e Masës 8, si dhe implementimit me qëllim të përkrahjes së bizneseve.