Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z.Berat Rukiqi, sot me datë 19 Gusht 2020 nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit, ka për qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit në mes dy palëve, realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe bashkëpunimin për të avancuar zhvillimin socio- ekonomik rajonal në Kosovë.
Përfundimisht, nënshkrimin e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, palët e vlerësuan si pikënisje dhe bazë të mirë në avancimin e situatës së përgjithshme socio-ekonomike në vend.