Komisioni procedoi edhe një kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik. Me 5 vota për dhe 2 kundër u miratua për procedim tutje në Zyrën e Kryeministrit kërkesa e kompanisë “Kosmote Foods” për investime në Kosovë.
Vendimi u mor pas interpretimit ligjor nga Zyra ligjore e MTI-së, e cila ka konstatuar se komisioni mund t`i vazhdojë procedurat.
Ministri Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit, theksoi se janë shtuar edhe katër investitorë potencialë për investime strategjike, të cilët i plotësojnë kushtet teknike, të kërkuara në bazë të ligjit për investime strategjike.
Ministri theksoi se kërkesat investitorëve potencial do të shqyrtohen javën e ardhshme, duke theksuar se shifra e investimeve të tyre arrin në 300 milionë euro.
Po ashtu, u votua unanimisht Grupi Operacional për shqyrtimin e kërkesës së kompanisë “MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC”.