Sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e skemës PZHRB 2020, ceremoninë e hapi Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Fatos Qerimi, të cilët ju uruan përfituesve për përzgjedhjen e projekteve të tyre për financim nga MZHR, duke ju dëshiruar implementim të suksesshëm të projekteve të tyre. Ministri i MZHR-së nënshkruajti kontratat me 154 përfitues të Skemës së Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar”- PZHRB 2020.