Me rastin e fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Ndërtimi i rrugëve fushore, bujqësore në komunën e Mamushës” sot me datë 02.09.2020, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Fikrim Damka mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve e cila u realizua nga komuna e Mamushës.
Ministri Kervan dhe kryetari komunës së Mamushës z. Abdulhadi Krasnic inauguruan fillimet e punimeve të këtij projekti të financuara nga MZHR (në vlerë prej 65.000 euro) dhe të bashkë – financuara nga komuna e Mamushës.
Kryetari i komunës Mamushës z. Abdulhadi Krasnic falenderoi ministrin Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme që MZHR po jep ndaj komunave në përgjithësi.