Sot me datë 03.09.2020 Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan realizojë një takim virtual (elektronik) me Drejtorin e GIZ-it në Prishtinë z. David Oberhuber. Me këtë rast, Ministri Kervan dhe Drejtori i GIZ-it Oberhuber, prezantuan aktivitetet e institucioneve që udhëheqin dhe diskutuan të gjitha mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, lidhur me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.
Ministri Kervan, falënderojë GIZ-in për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës dhe institucioneve të saj, ku shpreson shumë se në një të ardhme të afërt edhe MZHR do të jetë bashkëpunëtor shumë serioz i GIZ-it në trajtimin e temave me interes për të dyja palët.
Marrë parasysh se ky ishte një takim njoftues, palët u dakorduan që jo shumë larg, të takohen dhe trajtojnë temat konkrete për bashkëpunim.