Ministri Quni e njoftoi Ministrin Kervan me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen. Në vazhdim, të dy ministrat diskutuan temat me interes të përbashkët në mes të dy ministrive.
Ministri Kervan vlerësoi lartë angazhimin e FSK-së në përballjen me pandeminë COVID-19, krahas arritjeve të deritashme në të gjitha aspektet e në veçanti, integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë.