Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan, po merr pjesë në mbledhjen e dy qeverive: Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Në mbledhjen e dy qeverive, u nënshkruan disa marrëveshje me rëndësi ndër-shtetërore, të cilat kanë impakt edhe në fushën e zhvillimit rajonal.
Me këtë rast Ministri z.Kervan, po realizon takime të shumta me përfaqësues institucional të Republikës së Shqipërisë, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal.