Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

MZHR viziton dy komunat e Rajonit Zhvillimor Qendër: Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Podujevës

MZHR viziton dy komunat e Rajonit Zhvillimor Qendër: Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Podujevës

13 tetor 2020

SHARE
PRINT

Me qëllim të nxitjes së komunikimit të komunave brenda rajoneve zhvillimore dhe identifikimit të aktiviteteve të përbashkëta me impakt rajonal, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal sot me datë 13 Tetor 2020, vizituan dy komunat e Rajonit Zhvillimor Qendër: Komunën e Prishtinës dhe Komunën e Podujevës.

Përfaqësuesit e MZHR-së, u pritën nga përfaqësuesit e dy komunave, konkretisht përfaqësuesit e drejtorive për zhvillim ekonomik dhe të asaj për kulturë rini dhe sport. Temat e diskutimit ishin: nxitja e komunikimit të komunave brenda rajoneve zhvillimore me qëllim të identifikimit të ideve dhe projekteve të përbashkëta me impakt ekonomik rajonal dhe koordinimit të aktiviteteve në fushën e zhvillimit rajonal, me qëllim të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar. Mbi bazën e kësaj, MZHR ka përgatitur dhe aprovuar një Plan të realizimit të vizitave në komuna, ku si fazë e parë ka evidentuar realizimin e vizitave tek dy (2) komunat me të mëdha të secilit rajon zhvillimor, e pastaj përmes realizimit edhe të fazave tjera, realizimin e vizitave edhe në komunat më të vogla.

Përfaqësuesit e MZHR-së, prezantuan mandatin dhe politikat strategjike të cilat MZHR është në proces të zhvillimit, si dhe programet që MZHR i realizon ne përkrahje të komunave dhe bizneseve në kuadër të zhvillimit rajonal të balancuar ndërmjet pesë (5) rajoneve zhvillimore. Në këtë kuadër, nga bashkëpunimi që MZHR ka me UNICEF-in, përfaqësuesit e MZHR-së prezantuan edhe dy programe të UNICEF-it për përkrahje të rinisë dhe kërkuan pajtimin e komunave në fjalë për konkretizimin e bashkëpunimit në këtë fushë: UNICEF – MZHR – Komunë.

Nga diskutimet që u realizuan ndërmjet MZHR-së dhe përfaqësuesve të dy komunave, u evidentuan një mori e temave dhe aktiviteteve konkrete të cilat mund të realizohen përmes bashkëpunimit të komunave të rajonit zhvillimor Qendër, qoftë në aspekt të zhvillimit të turizmit, kulturës dhe avancimit të infrastrukturës publike, e të cilat hyjnë në funksion të avancimit të zhvillimit rajonal të balancuar.

MZHR dhe përfaqësuesit e dy komunave në fjalë të rajonit zhvillimor Qendër, u dakorduan për vazhdimin e komunikimit qoftë edhe me përfshirjen e më shumë komunave të këtij rajoni, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimeve konkrete të cilat kontribuojnë në zhvillimin socio – ekonomik të këtij rajoni zhvillimor.

Lajme të tjera

MZHR realizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e Projekt – Propozimeve për veprimtaritë e bizneseve mikro Zejtare/Manifakturë, Artizanale, Inovative për v.2025 Ministri Damka viziton lokacionin e projekt- propozimit rekreativ në Komunën e Prizrenit MZHR merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Programit Interreg Evropë në Arnhem, Holandë Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, priti në takim Kryetarin e Zubin Potokut z. Izmir Zeqiri

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo