Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan më datën 27 Tetor 2020, si dhe z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave të Mirënjohjes për kontributin e vyer të kryetareve të komunave të rajonit qendër që e kanë mbështetur në vazhdimësi AZHR Qendër. Kjo Asgjësi në vazhdimësi ka përkrahur komunat e rajonit zhvillimor në zhvillimin socio-ekonomik rajonal me projekte që kontribuojnë në zhvillimin e komunave, gjithmonë me përkrahje të vazhdueshme edhe të kryetarëve të komunave të rajonit zhvillimor AZHR Qendër.
Ministri z.Enis Kervan shfrytëzoj rastin të falënderoj kryetarët e komunave dhe znj.Mrika Macula - Drejtoreshë ekzekutive e AHZR Qendër për bashkëpunimin, gjithashtu Ministri theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për përkrahje të komunave të rajonit qendër.
Ministri z.Kervan së bashku me znj.Mrika Macula - Drejtoreshë ekzekutive e AHZR Qendër ndan mirënjohje për secilin anëtarë të bordit të cilët kontribuan në zhvillimin e AZHR Qendër.