Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) z.Enis Kervan, sot me datë 29.10.2020 priti në takim z. Astrit Panxha, Drejtor i Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Gjatë takimt z. Panxha dha informacion në lidhje me aktivitetet dhe anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Në takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe Zëvendës Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Besim Kamberaj, u konsultuan hapat e përbashkët që mund të ndërmerren drejt rritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve mikro.
Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bisedave në ditët në vijim.