Sot me datë 15.10.2020, z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i MZHR-së, së bashku me znj,Arta Ahmeti Xhylani - zv. Drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, dhe Udhëheqësin e Divizionit per Integrimeve Evropiane z. Arbnor Sadiku, realizuan takimin e përbashkët virtual (elektronik) me përfaqësuesit e GIZ-it.
Qëllimi i këtij takimi virtual, ishte shqyrtimi mundësive për vendosjen e bashkëpunimit në mes të MZHR-së dhe Giz-it, në një periudhë afatmesme tri vjeçare (2021-2024), në kuadër të projektit “Krijimit të punësimit përmes nxitjes së eksportit (CETEP)’’.
Si rrjedhojë e takimit të sotëm, palët u dakorduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushat e zhvillimit socio-ekonomik rajonal.