Me datë 08.06.2020 Ministria e Zhvillimit Rajonal përkatësisht Departamenti për Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave mbajti takim koordinues me Ministrinë e Infrastruktures si dhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit.
Temë e takimit ishte bashkëpunimi rreth përfitimit nga fondet IPA III. MZHR shprehi gadishmerin e bashkëpunimit në disa projekte si ministri e linjes me Ministrinë e Infrastruktures dhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, sidomos në ato projekte që nderlidhen me mandatin e Ministrisë se Zhvillimit Rajonal.