Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Ivan Millojeviq sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Suharekës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020 për projekte të investimeve kapitale.
Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal z.Besim Kamberaj përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
– Ndërtimi I rrugëve lokale me karakter regjional – viset rurale në Suharek
Kryetari i komunës së Suharekës Z.Bali Muharremaj ka falënderuar Ministrin e ZHvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.