Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Ivan Millojeviq sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Vitis në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020 për projekte të investimeve kapitale.
Zëvendës Ministri i MZHR-së z. Bashkim Nurboja përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
– Përmirsimi I infrastrukturës ekonomike përmes asfaltimit të rrugës Viti-Sllatinë e ulët
Kryetari i komunës së Vitis Z. Sokol Haliti ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.