Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Ivan Millojeviq sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Hanit të Elezit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020 për projekte të investimeve kapitale.
Zëvendës Ministri i MZHR-së z.Bashkim Nurboja e përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët, “Ndërtimi I sallës sportive në fshatin Goranc”
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Z. Rufki Suka ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.