”Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe në emrin tim personal, ju shprehi urimet më të sinqerta me rastin e Fiter Bajramit, duke ju uruar që këtë festë të madhe ta kaloni në paqe, të mbushur me gëzim dhe dashuri në rrethin e më të dashurve tuaj. Dëshiroj që së bashku të ndërtojmë një komunitet dhe shoqëri të liruar nga paragjykimet, komunitet që respekton dhe u gëzohet diversiteteve, sepse njohja dhe respektimi i diversitetit është ajo që na fisnikëron dhe na bën më të fortë”.
”Festoni këto ditë solemnisht dhe në frymën e traditës, me respekt të ndërsjellë dhe përreth jush le të mbizotëroje gjithmonë harmonia dhe mirëkuptimi, por edhe urtësia për t'iu përgjigjur së bashku sfidave të kohës sonë.”