Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) z. Bashkim Nurboja në vazhdën e takimeve sot me datë 06.05.2020 së bashku me përfaqësuesit tjerë të Ministrisë realizuan takime pune me Kryetarin e komunës së Shtimes z.Naim Ismajli si dhe me nën-kryetarin e komunës së Lipjanit z.Fauz Xhemajli.
Temë e takimeve ishte informimi lidhur me lansimin e Skemës së Granteve -Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar për vitin 2020, që ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin socio ekonomik rajonal të qëndrueshëm në të gjitha rajonet ekonomike të Kosovës .
Në këto takime kryetarët e Komunave si dhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse u informuan më hollësisht për Skemën në fjalë, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që për Komunat e tyre të aplikojnë me projekte konkrete kapitale.
Kryetari i komunës së Shtimes si dhe nënkryetari i komunës së Lipjanit falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme Ministrinë së Zhvillimit Rajonal me Skemat e PZHRB-së.