Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Ivan Millojeviq sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Kamenicës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020 për projekte të investimeve kapitale.
Zëvendës Ministri i MZHR-së z.Bashkim Nurboja përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
– Zhvillimi socioekonomik në Komunen e Kamenicës përmes ndërtimit të kolektorit të ujërave të zeza në fshatin Koretin
Kryetari i komunës së Kamenicës z..Qëndron Kastrati ka falënderuar Ministrin Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.