Ministria e Zhvillimit Rajonal, sot me datë 30.11.2020 organizojë ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 156 përfituesit e skemës PRE 2020 – Masa 8. Në këtë ceremoni, morën pjesë: Kryeministri i Qeverisë së Kosovës z. Avdullah Hoti, Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan, Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal z. Eldis Abazi, si dhe zv. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj.
Ministri Kervan, vlerësojë lartë prezencën e Kryeministrit Hoti në këtë ceremoni dhe përkrahjen që Qeveria e Republikës së Kosovës po ju jap bizneseve në këtë kohë pandemie me virusin Covid 19. Ministri Kervan, theksojë se për hartimin e kritereve dhe caktimin e shumës s financimit të kësaj Skeme, kemi bashkëpunuar me Oden Ekonomike të Kosovës dhe pesë (5) agjencionet zhvillimore rajonale, si formë e bashkëpunimit dhe konsultimit me shoqërinë civile. Gjithashtu, Ministri Kervan potencojë se bizneset kanë pasur në dispozicion informatat e nevojshme dhe udhëzime lidhur me realizimin e aplikimit, paraprakisht dhe në vazhdimësi gjatë procesit. Me qëllim të lehtësimit të procedurave të aplikimit, bizneseve ju është mundësuar aplikimi përmes sistemit elektronik online SMAED, sistem këtë të cilin MZHR e aplikon nga viti 2019.
Ministria e Zhvillimit Rajonal, marrë parasysh Marrëveshjen e Bashkëpunimit që ka me BERZH-in (Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), si dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për bizneset që i ka përkrahur deri me tani por edhe të atyre të kësaj skeme, do të organizojë trajnime dhe forma tjera të ngritjes së njohurive të punonjësve të tyre. Pjesëmarrja në këto trajnime, do të jetë e hapur edhe për biznese tjera që nuk kanë pasur rastin të përfitojnë nga MZHR. Përfundimisht, Ministri Kervan urojë 156 përfituesit e kësaj skeme dhe ju urojë që të përmbyllin me sukses projektet e tyre, si dhe ja kalojë fjalën Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti, fillimisht përgëzojë Ministrin Kervan dhe MZHR-në që në afat rekord po implementojnë këtë skemë të paraparë me Masën 8 të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020. Z. Hoti, theksojë se si Qeveri e Republikës së Kosovës, Jemi shumë të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë me të cilën po përballen bizneset tona, si rezultat i pandemisë covid 19. Kemi bërë dhe jemi duke i bërë të gjitha veprimet e mundshme, për të përkrahur sektorin privat përmes përkrahjes financiare në aspektet ku ato kanë më së shumti nevojë. Po besojë shumë, se edhe përmes implementimit të kësaj skeme, ku po përkrahen 156 bizneseve ekzistuese (mikro dhe të vogla), do të arrijme sado pak të përkrahim bizneset në automatizimin e proceseve të tyre në prodhim dhe shërbime, xhenerojmë vende të reja të punës, ku veq përmes kësaj skeme parashihen rreth 500 vende të reja të punës, si dhe kemi arritur të përkrahim një numër të mirë të biznese prodhuese me potenciale për eksport në vendet perendimore. Qeveria e Republikës së Kosovës edhe përmes ministrive tjera, po implementon dhe do të implementojë edhe skema tjera, në fusha dhe sektorë të tjerë, për përkrahje të gjitha bizneseve në Kosovë. Z. Hoti, në fund të fjalës së tij, i inkurajojë të gjitha bizneset e të gjitha profileve në Kosovë, që të përcjellin në vazhdimësi skemat dhe thirrjet për aplikim në të ardhmen.
Pas mbarimit të fjalës së Kryeministrit dhe në praninë e Tij, u realizua nënshkrimi i kontratave ndërmjet MZHR-së dhe përfituesve të ndarë në grupe, për shkak të ndërmarrjes së veprimeve mbrojtëse ndaj virusit Covid 19.