Ministria e Zhvillimit Rajonal organizojë Konferencën vjetore me temë “Të arriturat në fushën e zhvillimit rajonal dhe orientimet strategjike të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”. Konferenca u mbajt sot me datë 03.12.2020 në mënyrë virtuale, në të cilën morën pjesë: Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan, Zv. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, kryetarët e bordeve të pesë (5) agjencioneve zhvillimore rajonale, konkretisht kryetarët e komunave: Shtime, Gjilan, Skenderaj, Istog dhe Rahovec, përfaqësuesit e Ministrive të linjës, Agjencionit të Statistikave të Kosovës, si dhe drejtorët për zhvillim ekonomik të komunave. Ndërsa, nga partnerët strategjik ndërkombëtar morën pjesë: USAID, GIZ, BERZH, UNICEF. Nga partnerët vendor ishin pjesëmarrës: AZHR-të, Instituti KLGI dhe operatori ekonomik AXA.
Realizimi i kësaj konference, u bë me qëllim të prezantimit të arriturave të deritanishme në fushën e zhvillimit rajonal, bashkëpunimin ndër-institucional të MZHR-së me ministri të linjës dhe komuna në fushën e zhvillimit rajonal, bashkëpunimin me partnerë strategjik dhe shoqërinë civile. Me këtë rast, MZHR prezantojë edhe synimet e saj strategjike për 10 vitet e ardhshme në fushën e zhvillimit rajonal. Hapjen e kësaj konference e bëri Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan, i cili përshëndeti të pranishmit dhe prezantojë të gjitha të arriturat e MZHR-së nga viti 2018 deri në vitin 2020. Ministri Kervan theksojë se MZHR punon në balancimin ndërmjet rajoneve, por njëkohësisht edhe balancimin e jetës socio – ekonomike të qytetarëve ndërmjet rajoneve dhe këtë e arrin bashkërisht me komunat dhe institucionet relevante.
Përmes, bashkëpunimit me ministri të linjës, ASK-në dhe komuna, MZHR ka arritur të pasqyrojë përmes analizave socio – ekonomike, investimet kapitale nga niveli qendror dhe lokal, si dhe përkrahjen e ministrive të linjës ndaj sektorit privat. Kemi përkrahur çdo vit një numër të mirë të projekteve të organizatave të shoqërisë civile. Të njëjtit, i kemi përfshi edhe në aktivitetet tona që ndërlidhen me hartimin e politikave, apo edhe në komisionet vlerësuese të projekt – propozimeve të bizneseve. Në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kemi analizuar dhe pasqyruar mirë funksionimin e zonave ekonomike në Kosovë. Për këtë bashkëpunim, ju jemi shumë mirënjohës institucioneve të cilat i ceka. Ministri Kervan, shtojë se këtë vit, kemi arritur të krijojmë bashkëpunime shumë të mira edhe me partnerë strategjikë/organizata ndërkombëtare në Kosovë, siç janë BERZH-i, UNICEF-i, e që jemi në proces të dizajnimit të bashkëpunimit edhe me USAID dhe GIZ-in.
Në kuadër të prezantimit të orientimeve strategjike, Ministri Kervan theksoje se do të punojmë bashkërisht edhe me Juve për hartimin dhe përgatitjen e pakos ligjore dhe nënligjore në fushën e zhvillimit rajonal, do të realizojmë aktivitete promovuese në funksion të zhvillimit të balancuar ndërmjet pesë (5) rajoneve zhvillimore në Kosovë. Do të promovojmë resurset ekonomike dhe humane të gjitha rajoneve në Kosovë. Do të vazhdojmë të përkrahim komunat, sektorin privat dhe shoqërinë civile edhe vitet në vijim. Urojë që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje në të cilën po ndodhemi me pandemi dhe ti kthehemi formave fizike të deritanishme të komunikimit.
Pas Ministrit Kervan, fjalën e morën edhe secili nga kryetarët e komunave pjesëmarrëse në konferencë, si: z, Naim Ismaili, z. Lutfi Haziri, z. Bekim Jashari dhe përfaqësuesit e deleguar nga kryetarët e komunave: Istog dhe Rahovec. Kryetarët e komunave e vlerësuan lartë bashkëpunimin me MZHR-në, në kontekst të përkrahjes së MZHR-së ndaj komunave për realizimin e shumë projekteve kapitale, si dhe përkrahjen që MZHR po e jap ndaj sektorit privat i cili në këtë kohë është në gjendje shumë të vështirë. Kryetarët pjesëmarrës të komunave, theksuan se marrë parasysh mandatin e kësaj ministrie dhe fushë veprimtarinë e saj, konsiderojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të shtojë buxhetin për këtë Ministri, evidentuan nevojën e vazhdimit të përkrahjes nga MZHR për komunat me projekte kapitale dhe biznesin privat me grante dhe subvencione. Kryetarët, theksuan se do të jenë të gatshme të vazhdojnë bashkëpunimin me MZHR-në në të gjitha aspektet me qëllim të avancimit dhe stimulimit të zhvillimit rajonal të balancuar. Pas kryetarëve të komunave, nga një fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare/partnere të MZHR-së: USAID, GIZ, BERZH,UNICEF.
Në konferencë u realizua edhe një prezantim nga përfaqësuesit e MZHR-së, u realizuan diskutime të shumta dhe u evidentuan konkluzionet e konferencës.