Me datë 10.12.2020 z.Arbnor Sadiku, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane në MZHR , mori pjesë në Video-konferencën me temë “Raporti i BE-së për Kosovën 2020”, e organizuar nga Instituti Epik, me mbështetjen e Asistencës Zhvillimore të Gjermanisë, të zbatuar përmes projektit të GIZ-it në Kosovë .
Në konferencën në fjalë, u konkludua pothuajse nga të gjithë pjesëmarrësit e saj, se e ardhmja e Kosovës është brenda Bashkimit Evropian dhe ky rrugëtim kërkon ndërmarrjen e shumë reformave brenda vendit. Reformat janë të rëndësishme për të siguruar se institucionet demokratike janë transparente dhe efektive, ndërsa ekonomia e vendit konkurrente për të ofruar perspektivë të rinjve.