Më datë 16.12.2020 ministri i MZHR-së z.Kervan, me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe me kabinetin pritën në takim Kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizimt të Kosovës z.Hysen Sogojeva si dhe nënkryetarët z.Burim Sallauka dhe z.Skender Thaçi, ku diskutuan për situatën e pandemisë e cila ka ndikuar shumë negativisht në këtë sektor.
Ministri z.Kervan shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe adresimin e kërkesave të Odës së Hotelerisë dhe Turizimt të Kosovës.