Ministria e Zhvillimit Rajonal, sot me datë 28.12.2020 mbajti konferencën me media për prezantimin e të arriturave në vitin 2020 dhe planet për vitin 2021. Në konferencën e fund viti 2020, MZHR ftojë edhe partnerët strategjik më të cilët ka bashkëpunuar gjatë vitit 2020 dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në vitin 2021, si: BERZH-in, USAID-in, GIZ-in, UNICEF-in, Institutin KLGI, si dhe AZHR-në Qendër.
Hapjen e konferencës dhe prezantimin e të arriturave të MZHR-së për vitin 2020, e bëri Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan. I njëjti, prezantojë politikat dhe programet e implementuara nga MZHR në vitin 2020, i cili theksojë se gjatë këtij viti kemi zhvilluar dhe implementuar programe që kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin socio – ekonomik rajonal të balancuar, përmes përkrahjes së komunave për avancimin e infrastrukturës publike dhe stimulimit të zhvillimit ekonomik. Kemi dhënë një përkrahje të konsiderueshme ndaj bizneseve, përmes granteve, ku kemi arritur sado pak që të ju dalim në ndihmë edhe në këtë kohë të vështirë në të cilën gjindemi me pandeminë covid 19. Implementimi i këtyre programeve, ka ndikuar në zgjerimin e kapaciteteve të tyre dhe rritjen e eksportit në raport me importin. Vetëm këtë vit, Janë krijuar rreth 1200 vende të reja të punës. Kemi përkrahur projektet e organizatave të shoqërisë civile, dhe bashkëpunuar gjatë gjithë vitit me OSHC-të, ku përfaqësuesit e tyre i kemi përfshi në procese konsultative lidhur me hartimin e politikave, si dhe me qëllim të rritjes së transparencës dhe profesionalizimit, të njëjtit i kemi përfshi edhe në proceset e vlerësimit të projekt – propozimeve të bizneseve dhe OSHC-ve.
Ministria e Zhvillimit Rajonal, gjatë këtij viti ka arritur të funksionalizojë mekanizmat e bashkëpunimit ndër – institucional me ministri të linjës dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës, lidhur me shkëmbimin e të dhënave që ndërlidhen me zhvillimet sociale dhe ekonomike. Bashkëpunimi me komuna, ka qenë i vazhdueshëm theksojë Ministri Kervan. Bashkëpunimi me partnerë strategjik dhe rezultatet e arritura bashkërisht, nxënë vend të veçantë në punën dhe sukseset e MZHR-së të arritura në vitin 2020. Ministri Kervan, falënderojmë: BERZH-in, USAID-in, GIZ-in, UNICEF-in, dhe partnerët tjerë. Ministri Kervan, theksojë se edhe pesë (5) agjencionet zhvillimore rajonale (AZHR-të) dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ishin gjatë gjithë vitit me ne dhe të pandashëm në realizimin e aktiviteteve tona. Ju jemi shumë mirënjohës dhe falënderues. Odën Ekonomike të Kosovës dhe Klubin e Prodhuesve të Kosovës, Ministri Kervan shtojë se i kemi pasur partnerë në raport të përkrahjes së bizneseve për ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në vitet e ardhshme.
Ministri Kervan, paraqiti vlerësimin se viti 2020 ishte vit i suksesshëm për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Këto vlerësime pozitive të punës së MZHR-së nuk po i themi vetëm ne, të njëjtat i kemi pranuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, përmes “Raportit të Auditimit për v. 2019”, si raport i pa kualifikuar dhe si një prej vlerësimeve më të mira. MZHR është vlerësuar nga OJQ FOL se ka realizuar 100% Planin e Punës të v. 2020. Gjithashtu, MZHR ka pranuar Çmimin nga ZKGJ dhe OSBE për praktikën më të mirë në Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kosovë”. Në fund, Ministri Kervan prezantojë edhe orientimet strategjike dhe planet për vitin 2021. Do të punojmë në kompletimin e pakos ligjore për zhvillim rajonal, do të krijojmë sistem efikas të monitorimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar, si dhe synim strategjjik, kemi edhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin në ndonjë nismë rajonale. Pas fjalës së Ministrit Enis Kervan, u realizua edhe një prezantim i aktiviteteve të realizuara në vitin 2020 dhe planeve për vitin 2021 nga zv. Sekretari i Përgjithshëm z. Besim Kamberaj. Më pas, me rastin e pjesëmarrjes në konferencë, mbajtën nga një fjalë rasti edhe përfaqësuesit e partnerëve strategjik pjesëmarrës në konferencë, lidhur me bashkëpunimin e realizuar me MZHR-në.
Në fund, Ministri i MZHR-së i falënderojë mediat dhe pjesëmarrësit në konferencë, si dhe ju urojë festat e fundvitit 2020.