Me rastin e festës së 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas u shprehen nderime dhe falënderime nga kabineti i Ministrit, z.Ivan Millojeviq për gjitha gratë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për punën, përkushtimin si dhe profesionalizmin e treguar.
Në emër të Ministrit të Zhvillimit Rajonal Z.Millojeviq, falënderimet u shprehen nga Znj. Danica LLaban shefe e kabinetit, e cila ju uroj gjitha zonjave prezente festën e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të gruas më dëshirën që të vazhdojnë më punë kualitative të jenë të respektuara të lumtura dhe suksesi i tyre të vazhdojë gjithmonë.
“Dëshiroj ti uroj të gjitha zonjat për këtë ditë të veçantë dhe të ju falënderohem për përkushtimin, punën e pa u lodhur për familjet e tyre, kolegët dhe shoqërinë në tërësi, si dhe shprehi nderimet për kontributin e pa kursyer që japin në çdo fushë të jetës”.