Me këtë rast, Ministri Milojevic e falënderoi Ambasadorin për vizitën si dhe prezantoi orientimet strategjike të ministrisë si dhe planet për avancimin e zhvillimit të balancuar rajonal në Kosovë.
Ambasadori Heldt e uroi Ministrin Milojevic për marrjen e pozitës së re, duke thënë se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë.