Gjatë takimit ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan foli për mundësitë e koordinimit dhe të bashkëveprimit institucional në mes të dy ministrive për fushat me interes të përgjithshëm publik.
Ndërsa ministri Krasniqi e njoftoi ministrin Kervan për objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) që i ka paraparë për të ardhmen si dhe njoftoi ministrin Kervan edhe për masat e ndërmarra të MTI-së, në kuadër të masave të reja të qeverisë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.
Të dy ministrat u dakorduan se do t’i bashkërendojnë aktivitete në parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe njëkohësisht do t’i koordinojnë edhe aktivitetet e fushave me interes ekonomik për zhvillimin e ekonomisë së vendit.