Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe në emrin tim personal, ju shprehi urimet më të sinqerta me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke ju uruar që këtë festë të madhe ta kaloni në paqe, të mbushur me gëzim dhe dashuri në rrethin e më të dashurve tuaj.
”Uroj që përherë të mbretërojë gëzimi, paqja dhe harmonia në mesin tonë. Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi.
Urime festa e Kurban Bajramit, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja!