Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan me datë 28.01.2021, vizitoi biznesin e Rajonit Zhvillimor Jug “Bülent Spahija B.I’’ me pronar Bylent Spahi, përfitues i thirrjes “Programit për Zhvillim Rajonal te balancuar “PZHRB 2020”.
Gjatë vizitës së biznesit prodhues cili merret me gastronomi - Prodhime nga brumërat një linje e digjitalizuar dhe unike në nivel vendi, ministri z.Kervan ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ky biznes has gjatë aktivitetit në tregun e punës. Më këtë rast ministri z.Kervan theksoi se MZHR përmes Thirrjeve Publike dhe përkushtimin e saj po krijon kushte më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin socio - ekonomik të Kosovë.
Ministri z.Enis Kervan vizitën e realizoi së bashku me z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së dhe bashkëpunëtorë tjerë nga Ministria.