Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan me datë 28.01.2021, vizitoi biznesin e Rajonit Zhvillimor Jug “GRAFIKA SH.P.K” me pronar Valon Godeni, përfitues i thirrjes “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike Masa 8”.
Gjatë së biznesit i vizitës cili merret me shërbime të dizajnit grafik, ministri z.Kervan ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ky biznes has gjatë aktivitetit në tregun e punës. Më këtë rast ministri z.Kervan theksoi se MZHR përmes Thirrjeve Publike dhe përkushtimin e saj po krijon kushte më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin socio - ekonomik të Kosovë.
Ministri z.Enis Kervan vizitën e realizoi së bashku me z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së dhe bashkëpunëtorë tjerë nga Ministria.