Më datë 16.02.2021 z.Besim Kamberaj- zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal priti në takim përfaqësuesit e programit “EYE Helvetas”, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me projektin në fjalë.
Përfaqësuesit e projektit “EYE - Helvetas” në Kosovë znj. Albina Berisha dhe z. Visar Rexha shpjeguan detajet e projektit të cilat është duke i implementuar EYE Helvetas në Kosovë, dhe të cilat kanë impakt në trjanimin e të punësuarve në sektorin privat.
Të dyja palët u pajtuan që të shiqojnë mundësitë e bashkëpunimit lidhur me realizimin e aktiviteteve që kanë impakt të përbashkët ekonomik nga plani i punës midis MZHR-së dhe EYE Helvetas.
Në takim morën pjesë: z.Besim Kamberaj –zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, z. Arbnor Sadiku –Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, si dhe përfaqësuesit nga ana e EYE Helvetas, znj, Albina Berisha dhe z. Visar Rexha