Më datë 11.03.2021 z.Besim Kamberaj- zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal morri pjesë në video-konferencën lidhur me “Promovimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030”, ku në mes tjerash prezantoi objektivat e Strategjisë së Zhvillimit Rajonal 2020-2030, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen me Azhr-t dhe komunat.
Përfaqësuesit e AZHR-ve, shpjeguan dhe diskutuam lidhur me avancimin e bashkëpunimit të ma tejëm midis MZHR-së, dhe AZHR-ve, bazuar në Strategjinë në fjalë, si dhe kërkuan nga MZHR rritjen e Fondit për Zhvillim Rajonal në të ardhmen.
Të dyja palët u pajtuan që të shiqojnë mundësitë e bashkëpunimit lidhur me realizimin e aktiviteteve që kanë impakt të përbashkët ekonomik në komuna, si dhe të bashkëpunojnë në aspektin e promovimit të dokumentit “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”, në pesë rajonet zhvillimore të Kosovës. Në video-konferencën e organizuar nga MZHR morën pjesë: z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, z. Ylber Çitaku Zv. Drejtor Zhvillimit Rajonal, z. Arbnor Sadiku –Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, si dhe përfaqësuesit nga pesë Agjencionet Zhvillimore Rajonale, (AZHR)-të : znj, Mrika Macula, z. Agim Zeka, si dhe z. Nderim Bytyçi.