Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka me datë 28.04.2021, vizitoi biznesin e Rajonit Zhvillimor Veri “Suphi Metehiu B.I.” me pronar Suphi Metëhiu, përfitues i thirrjes “Programi për Rimëkëmbje Ekonomike Masa 8”.
Gjatë së biznesit i vizitës cili merret me prodhim i preparateve mbrojtëse per ngjyra dhe me prodhimin e lendes se pare nga druri, metali, çeliku, hekuri dhe produktet industriale ministri z.Damka ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ky biznes has gjatë aktivitetit në tregun e punës.
Më këtë rast ministri z.Damka theksoi se MZHR përmes Thirrjeve Publike dhe përkushtimin e saj po krijon kushte më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin socio - ekonomik të Kosovë.
Ministri z.Fikrim Damka vizitën e realizoi së bashku me z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së dhe bashkëpunëtorë tjerë nga Ministria.