Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, sot me datë 24. 05. 2021 ka pritur në kabinetin e tij z.Varis Xhejlani - Kryetar i shoqatës dhe perfaqësuesit tjerë nga shoqata “Esnaf”.
Qëllimi dhe temë kryesore ishte shkëmbenin ide rreth zonës industriale të Prizrenit, e cila planifikohet të hapet së shpejti, u theksua se është e rëndësishme që MZHR të shiqoj mundësitë e përkrahjes së kompanive në këtë zonë përmes programeve zhvillimore.
Investimet e huaja dhe zhvillimi i parkut të biznesit ka rëndesi të madhe në zhvillimin socio-ekonomik në vend theksoi Ministri z.Damka.